"S'ka hiç me juve, sikur mos me qenë shqiptarë": Hyseni i shton një dozë ironie fjalëve të Kurtit në diasporë
Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate ka reaguar në lidhje me fushatën zgjedhore të kryeministrit Kurti në diasporë.
Duke cituar disa nga fjalët e Kurtit gjatë tubimeve, Hyseni ka bashkëngjitur edhe një dozë ironie duke thënë: “s'ka hiç me juve, sikur mos me qene shqiptarë”.
Postimi:
Ju diaspora jeni ma t'mirët. Jeni dhe patriota, edhe t'dijshëm, edhe punëtorë, - po thotë kryeministri. S'ka hiç me juve, sikur mos me qene shqiptarë, mundet me qenë një vazhdimësi ironike ndaj kësaj maskarade përçarëse.