"S'je më Hajrullah, je Hajnrullah", Guri i LDK-së akuzon ministrin Çeku për shpërdorim fondesh publike
Paris Guri, kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Hajrullah Çeku, nëpërmjet një video-incizimi në Facebook.
Në video, Guri akuzon zyrtarin për shpërdorim fondesh publike.
“Kjo pyetje shkon për krejt qytetarët normal të Kosovës, Qysh mundesh me arsyetu një ministër që i jep prej kuletës së shtetit 255 mijë euro Organizatës që vet ka qenë drejtor ekzekutiv, e pjesë e saj është edhe vëllau i tij. Po pra e dëgjuat mirë, vet vallau i tij. Organizatës së cilës e ka themeluar vetë ministri ia ndan rreth 200 mijë euro. Vazhdojmë tutje, se nuk përfundon me kaq. Një ministër që burrit të këshilltarës së kryeminstrit ia jep 268 mijë euro, ndërsa motrës së deputetit Artan Abrashi, ia ndanë plotë 255 mijë euro. Domethënë mbi gjysmë milioni euro, i shpërndan tek kllika e Vetëvendosjes, që na kanë shit moral ton këto vjet. Qysh arsyetohet kjo? Qysh quhet kjo ndryshe? Përveç se HAJNI. Zotri Çeku, nuk je më Hajrullah, je Hajnrullah”, tha ai.