"Situatë tepër e vështirë": Rusët po marrin pozicione në Vovchansk të Ukrainës, thotë komandanti lokal i policisë - NACIONALE

"Situatë tepër e vështirë": Rusët po marrin pozicione në Vovchansk të Ukrainës, thotë komandanti lokal i policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse po marrin pozicione të mërkurën brenda qytezës kufitare ukrainase, Vovchansk, në rajonin verilindor të Kharkivit, dhe luftimet atje janë intensive, tha komandanti lokal i policisë.

Kapja e qytezës që ndodhet pesë kilometra larg kufirit do të ishte fitorja më domethënëse e Rusisë që nga fillimi i ofensivës në Kharkiv të premten, duke hapur një front të ri që e ka detyruar Ukrainën për të nxituar me përforcime, raporton agjencia “Reuters”.

“Situata është tepër e vështirë. Armiku po merr pozicione në rrugët e qytezës Vovchansk” – tha komandanti lokal i policisë, Oleksiy Kharkivskiy.

Ushtria ukrainase tha të martën se forcat e saj janë tërhequr në pozicione “më të favorshme” në dy zona të rajonit Kharkiv, përfshirë zonën e Vovchansk-ut.

“Për pesë ditë nuk u larguam kurrë nga shtëpia, nuk pamë asnjë njeri, ishim shumë të frikësuar për të dalë, saqë nuk e hapëm kurrë derën” – tha Natalia Yurchenko, e cila është evakuuar nga Vovchansk-u.

Lajme të ngjashme