Situata me Covid-19 në Kosovë: Mbi 3 mijë raste aktive - NACIONALE

Situata me Covid-19 në Kosovë: Mbi 3 mijë raste aktive

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme, Kosova ka shënuar rekord të rasteve të reja të paraqitura me koronavirus për këtë vit.
Bëhet fjalë për 862 raste që vendi unë shonoi dje zyrtarisht me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 3,263.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 341 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,146 persona.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 253 persona, ndërsa në total janë administruar 1,831,959 doza të vaksinës.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinën kundër COVID-19.

“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme