Sinjali: 57 vjeçari sulmon seksualisht 13 vjeçaren në Malishevë, arrestohet
Gazeta Sinjalika raportuar për një rast më të fundit të ngacmimit seksual në vend, ku një 57 veçar, siç shkruajnë ata, ka sulmuar seksualisht një 13 vjeçare në Malishevë, dhe se i njëjti veçse është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një vajzë e mitur e moshës13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një burrë 57-vjeçar”, raportuan ata.
57-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.