Sindikata e Punëtorëve të KOSTT-it kërkon rritje të pagave
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka protestuar sot para ndërtesës së këtij institucioni.
Ata kanë kërkuar rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.
Sipas tyre, menaxhmenti i kësaj kompanie publike duhet t`i shqyrtojë me urgjent kërkesat e tyre.
Ata kanë vlerësuar se deri me tani kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga askush.