Sindikata e Policisë së Kosovës i bashkohet protestës së NjSI-së
Njësia Speciale Intervenuese kanë filluar protestën e tyre të paralajmëruar para Qeverisë së Kosovës.
Në këtë protestë shihen të kenë dal edhe përfaqësues nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Ku kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri në një prononcim për Gazetën Nacionale gjatë ditës së premte e ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Protesta është duke u ndjekur afër nga ekipi i Nacionale dhe nga fotografitë shihet se pjesëtarët e njësisë më elitare të policisë shihen të veshur me uniforma dhe me maska.

