Sindikalisti Sefaj: Mua dhe zyrtarëve që isha fotografuar me ta na ndalën një pjesë të pagës - NACIONALE

Sindikalisti Sefaj: Mua dhe zyrtarëve që isha fotografuar me ta na ndalën një pjesë të pagës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Këshillit Grevist, Ali Sefaj thotë se Qeveria ia ndali një pjesë të pagës atij, për shkak të grevës.

Ai tha se kjo masë e shqiptuar ndaj është është e padrejtë.

“Në diskutim nuk e patëm këtë paralajmërim. Nuk e tha, mirëpo këtë masë e ka marrë ndaj disa zyrtarëve në institucionet e caktuara. Këtë e ka shqiptuar edhe ndaj meje, nuk ka të drejtë, e ka bërë vetëm me një opinion ligjor. Jom penalizu me një pjesë të pagës”, tha ai në T7.

Tutje, Anëtari i Këshillit Grevist thotë se përveç tij, janë penalizuar në paga edhe një pjesë e zyrtarëve, me të cilët Sefaj ka pasur fotografi në llogarin e tij në Facebook.

“Në administratë disa i ka prek kjo masë, nga fotografitë e Facebook’ut. Kjo masë është shqiptu ndaj një pjesë të zyrtarëve, pra atyre që unë jam fotografu dhe kom pas fotografi në Facebook, nga ajo instancë janë marrë emrat dhe janë ndalë emrat”, tha ai.

Lajme të ngjashme