Sindikalisti Sefaj-Kusari Lilës: Ajo e ka kollaj, nesër bëhet zëdhënëse e pushtetit tjetër prap - NACIONALE

Sindikalisti Sefaj-Kusari Lilës: Ajo e ka kollaj, nesër bëhet zëdhënëse e pushtetit tjetër prap

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ali Sefaj, nga sindikata e Shërbyesve Civilë të Kosovës, e ka quajtur shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusarin zëdhënëse e të gjitha pushteteve.

Por, sipas Sefajt, Kusari e ka kollaj sepse nesër bëhet zëdhënëse e pushtetit tjetër prap.

“Paska folë për paga zëdhënësja e tana pushteteve. Ajo e ka kollaj, nesër bëhet zëdhënëse e pushtetit tjetër prap!”, ka shkruar Sefaj.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ashtu siç parashihet me Ligjin për Grevën, punëtorët që kanë qenë në listën e grevës nuk do të kompensohen për ditët që nuk kanë qenë në vendin e tyre të punës.

Po e qartë, megjithatë Ligji për Grevën e përcakton saktë edhe kompensimin apo moskompensimin për ata që janë pjesë në grevë. Kjo ka qenë një komunikim mes Ministrisë së Financave dhe agjencioneve buxhetore edhe për muajin e kaluar kur janë kërkuar azhurnimi i listave për punëtorët të cilët kanë qenë në grevë,” - ka thënë ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Me ligj parashihet që punëtorët e sektorit publik, por edhe privat... parashihet që sipas rregullave të përcaktuara për grevën, nuk kompensohen për ditët në të cilët nuk janë në vendin e punës”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme