Sindikalisti që dikur flinte nëpër studio televizive, tash sulmon mediat: Protestë s'ka, censura në tjetër nivel, asnjë fjalë për rroga
Fadil Hoxha, sindikalisti që dikur ishte i zëshëm për gjendjen në RTK. Madje, gati sa nuk e zinte gjumi nëpër studio televizive duke u ankuar.
Tash, me ndërrimin e pushtetit, e me ardhjen e tij në krye të menaxhmentit, situate ka ndryshuar komplet.
Hoxha është kthyer në sulmues të mediave, dhe madje atyre që po raportojnë për gjendjen me paga në RTK.
Në vend që të adresonte kritika karshi pushtetit, Hoxha shigjetet i ka kthyer drejt Nacionales, duke numëruar artikujt që ka raportuar gazeta për situatën në RTK.
Artikujt megjithatë nuk janë për RTK-në, janë për 700 punëtorë që kanë mbetur pa paga, e Hoxha bashkë me të tjerët, sot mbyllin sytë, nuk i raportojnë as lajmet për protesta, se lëre më të organizojnë vetë protesta.
Madje, protestën e paralajmëruar nga sindikata e tij, e anuluan.
Lajmet nga edicionet qendrore i larguan, e ato nga web sajti i fshinë. Lajme që flasin pikërisht për protestat e punëtorëve të RTK-së.