Sindikalisti ironizon me fushatën për bojkotimin e produkteve serbe, e lidh me një "mesele me hoxhë" - NACIONALE

Sindikalisti ironizon me fushatën për bojkotimin e produkteve serbe, e lidh me një "mesele me hoxhë"

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Përfaqësues i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka ironizuar me fushatën e grupit “Besa- Besë”, për mos blerjen e prodhimeve serbe.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kur i sheh fushatat për mos konsumim të prodhimeve serbe edhe 23 pas luftës, atij iu kujtohet një batutë me një hoxhë, përcjell Nacionale.

“Kur po i shoh fushatat mos i konsumoni prodhimet edhe 23 vjet pas lufte, po me kujtohet ajo batuta me Hoxhen! Baba Hoxhë, çka me knu kur të bish ka vorret. Sa vjet i ke me babën. 75 u përgjigj Miftari. Kno kangën e Marash Palit!”, ka shkruar Sefaj.

Kujtojmë që fushata e grupit të quajtur “Besa-besë”- Mos bli prodhime serbe ka filluar që nga muaji shtator i vitit të kaluar, dhe ka mbi 95 mijë anëtar në grupin e saj në Facebook. Ndërsa kjo fushatë po përkrahet edhe nga personalitete të fushave të ndryshme.

Lajme të ngjashme