Pretendohet se është thyer zyra e sindikatës në Ministrinë e Jashtme
Shoqata Sindikale e Anëtareve të Shërbimit të Jashtëm, pretendon se zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë ndërruar cilindrin e derës së kryetarit të Shoqatës Sindikale, Agron Maloku dhe kanë pamundësuar qasjen në zyrën e tij.
“Pas largimit të kryetarit të Shoqatës Sindikale, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, sot më datë 28 shtator 2022, menaxhmenti i MPJD-së në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e Kryetarit të Shoqatës Sindikale z. Agron Maloku duke e ndërruar cilindrin e derës dhe duke pamundësuar qasjen në zyrën e tij, në arkiven, vulën dhe dokumentacionet tjera të Shoqatës të krijuara vite me radhë që nga themelimi saj në mars të vitit 2017”, thuhet në komunikatë.
ShSAShJ, kanë ftuar policinë dhe prokurorinë që të hetojnë këtë rast, pasi që sipas tyre, MPJD-ja është duke instaluar frikë dhe shantazh më këto veprime.
“Shoqata Sindikale shprehe shqetesimin e saj lidhur me këtë incident dhe njëkohësisht ju bënë me dije se çdo lëshim eventual i ndonjë dokumenti në emër të Shoqatës Sindikale konsiderohet si keqpërdorim nga zyrtarët përgjegjës për ndërmarrjen e këtij veprimi të kundërligjshëm”, kan thënë në komunikatë për media ShSAShJ.
