Sinani i reagon Arifit: Në vend të “faleminderit” paska zgjedhur fjalë tjera për kryeministrin Kurti - NACIONALE

Sinani i reagon Arifit: Në vend të “faleminderit” paska zgjedhur fjalë tjera për kryeministrin Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Luginës, ka shkruar një status në të cilin ka bërë një falënderim publik, një kritikë dhe një pyetje për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas deklarimit të Arifit, ka reaguar Ardita Sinani, këshilltarja e Kurtit, për Luginë të Preshevës.

Sinani është shprehur që Arifi në vend të “faleminderit”, siç u shpreh ajo, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin.

Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti. Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon.” – ka shkruar Sinani.

Lajme të ngjashme