Si po tenton Qeveria ta fshehë ndarjen e 41 milionë eurove për KEDS? - NACIONALE

Si po tenton Qeveria ta fshehë ndarjen e 41 milionë eurove për KEDS?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se ndarja e 41 milionë eurove do të shkojë për kompaninë private KEDS.

Mustafa ka thënë se Qeveria ka përdorur terma tekinik për të fshehur se ku kanë shkuar paratë.

“Përkthim: FShU = KESCO Sh.P.K. Pika 6. Ministria do të ekzekutojë pagesën në një llogari bankare të dedikuar për këtë qëllim nga FShU. Pra, Qeveria subvencionin për energji do t’ia paguajë direkt KESCO-s, kompani private, e jo qytetarëve siç kanë pretenduar deri tani. 41 milionë.”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, të mërkurën, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bërë të ditur se janë ndarë 41 milionë euro për subvencionimin e rrymës për qytetarët.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës 🇽🇰kemi marrë vendimin që Furnizues i Shërbimit Universal (FShU) të sigurojë energjinë elektrike ⚡për furnizimin e konsumatorëve nën kushtet më të favorshme ekonomike, dhe të përdorë fondet e Qeverisë në formë të subvencionit të dedikuara për konsumatorët për të zbutur ndikimin e tarifave të energjisë elektrike tek qytetarët. FShU gjithashtu obligohet që t’i ofrojë informata të sakta konsumatorëve për ndikimin e subvencionit në faturën e tyre mujore.”

“Gjithashtu u mor vendimi për ndarje të mjeteve në shumë prej 41 milionë Euro tek Ministria e Ekonomisë, për të mundësuar kështu disbursimin e mjeteve për subvencionimin e konsumatorëve për periudhën Shkurt-Korrik 2022. Subvencionimi për dhe në emër të qytetarëve është një ndër hapat kryesor për minimizimin e ndikimit të krizës botërore energjetike në vendin tonë!”, ka shkruar ajo.

KEDS në ditën kur filluan reduktimet kishte akuzuar qeverinë që nuk ka ndarë paratë e parapara për subvencionim, e që sipas tyre, kanë shkaktuar reduktimet.

Lajme të ngjashme