Si i dha mbështetje Shabani i PDK-së deputetit Dugolli dhe kërkesave të Dejona Mihalit?
Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seancë plenare. Kanë qenë dhjetëra pika të rendit të ditës për t’u diskutuar, megjithatë ajo u ndërpre për të vazhduar në një ditë tjetër.
Megjithatë, edhe sot në Kuvend ka pasur biseda e diskutime me telefonë ndërmjet deputetëve të VV-së, ministrave e kolegëve të tyre nga radhët e opozitës.
Nacionale ka siguruar disa mesazhe ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoni. Kjo lidhur me votimin e komisionerit parlamentar të FSK-së.
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, komunikon edhe me deputetin e PDK-së, Isak Shabani. Atij i kërkon ta votojë njërin kandidat, për të cilin Shabani pajtohet dhe ia konfirmon votën.
“A do merrni pjesë në votimin për komisioner të FSK-së”, e pyeti Dugolli kolegun e tij nga opozita.
“Po”, përgjigjet shkurt Shabani.
“A ke ndonjë përcaktim” e pyet sërish Dugolli.
“Unë jo, s’du me përkrah askënd. Për Hadërogjen kanë disponim disa”, ia ktheu Isak Shabani i PDK-së.
E këtu deputeti i pushtetit ia tregon kërkesën e tij kolegut opozitar.
“Votoje për mua Remzijen”, i tha Dugolli.
“Po e votoj pa problem. Nëse thua ti”, tha Shabani.
“Është me integritet, invalide e luftës”, ia ktheu deputeti Dugolli.