Si e arsyetoi prokurorja speciale Arbëresha Shala, dorëzaninë në vend të paraburgimit për Mefail Shkodrën?
Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë, kishte qenë në paraburgim 1 vit më parë.
Si i dyshuar për fajde, ai qëndroi në paraburgim për katër muaj.
Më pas, prokurorja speciale, Arbëresha Shala, kërkoi që Shkodra të lirohet nga paraburgimi me dorëzani.
Kallxo.com e ka publikuar një pjesë të arsyetimit.
“…deri më tani janë ndërmarrë masat, respektivisht veprimet e nevojshme për të përshpejtuar zbatimin e hetimeve, por duke pasur parasysh se rasti është mjaft i komplikuar, jam në pritje edhe të rezultateve të ekspertizave të cilat po ndikojnë në zvarritje të procedurës dhe pa rezultatin e tyre nuk mund të bëhen përparime të dukshme në hetime, dhe po ashtu nuk janë siguruar as emrat e personave të tjerë të mundshëm bashkëkryerës në kryerje të veprës penale me të pandehurin, jemi në pritje të identifikimit të personave tjerë të dyshuar dhe dëgjimit të dëshmitarëve në këtë rast”- thuhet në arsyetimin për propozim për dorëzani.