Shumë marramendëse: Blendi Fevziu thotë se shqiptarët harxhuan dhjetëra miliona euro për ta ndjekur Shqipërinë
Blendi Fevziu, gazetar i njohur nga Shqipëria, ka publikuar një video, përmes sëcilës ka bërë disa llogari rreth shpenzimeve të tifozëve shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar për të shikuar ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë.
Sipas Fevziut, llogaritet që tizofët kanë harxhuar ndërmjet 18-28 milionë eurove në një ditë të vetme gjatë lojës kundër Italisë.
“Shqiptarët mendohet se kanë shpenzuar në mes 18 dhe 28 milionë euro në një ditë të vetme më 15 qershor në Dortmund të Gjermanisë për ndeshjen kundër Italisë. Sipas shtypit gjerman, 51 mijë tifozë shqiptarë janë regjistruar në Dortmund për ndeshjen dhe me një shpenzim prej 350 eurove, që konsiderohet si shpenzimi mesatar ditor i një tifozi në euro 2024, mendohet të kenë shpenzuar rreth 18 milionë euro kundrejt të 7.5 milionë eurove të italianëve” – ka thënë Fevziu në videone tij.
Tutje, Fevziu ka vlerësuar se për tri ndeshjet e Kombëtarës së Shqipërisë, tifozët shqiptarë besohet se do të shpenzojnë mbi 100 milionë euro, ku përfshihen të gjitha shpenzimet si fluturimi ajror, bileta e stadiumit e të tjera shpenzime.