Shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe të tjerëve, mungon një deputete e VV-së - NACIONALE

Shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe të tjerëve, mungon një deputete e VV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është shtyrë gjykimi ndaj ministrit Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit, për shkak të mungesës së deputetes Drita Millaku.

Përmes një shkrimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se sot parashihej të mbahej seanca për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në mars të vitit 2018.

“Ministri Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e LVV-së, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, raporton “Betimi për Drejtësi“.” – ka përmendur ai tutje.

Sa i përket mungeses së Millakut, gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, sipas Miftarajt ka thënë se e akuzuar ka njoftuar se nuk mund të paraqitet në Seancë, pasi ndodhet në Slloveni për arsye shëndetësore.

“Në këto rrethana, seanca e sotme u shty.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme