Shtyhet për në ora 13:00 seanca e Kuvendit, mungojnë deputetët e VV-së - NACIONALE

Shtyhet për në ora 13:00 seanca e Kuvendit, mungojnë deputetët e VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është shtyer për në ora 13:00 seanca e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes.

Në rend të ditës ishte votimi për masat emergjente për furnizim me energji elektrike.

Partitë opozitare ishin për vazhdimin e kësaj seance.

Vazhdimin e gjendjes emergjente për energji, dhe nuk do ta votojmë, nuk do të marrim pjesë fare. Senaca nuk duhet të mbahet peng për një numër të mazhorancës dhe besoj që duhet seanca me vazhdu.”, ka thënë Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Depueti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se është qasje e gabuar e kryetari të Kuvendit të pyeten deputetët për vazhdimin ose jo të seancës.

Qasje e gabuar me kërku. Te deklarohet vullnetarisht në momentin e votimit.”, ka thënë ai.

Nuk duhet të shtyhet seanca. Nuk duhet të ketë ndikim puna e komisoneve në seancën e Kuvendit”, ka thënë Besnik Tahiri i AAK-së.

Lajme të ngjashme