Shtyhet për herë të dytë ndeshja Prishtina - Drita - NACIONALE

Shtyhet për herë të dytë ndeshja Prishtina - Drita

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina ka njoftuar sërish se ndeshja ndaj Dritës është shtyrë për një tjetër datë.

Derbi mes Prishtinës dhe Dritës ishte planifikuar të zhvillohet të enjten e kaluar, por u shty shkaku që Ballkani zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Shkupit.

Komisioni i Garave planifikoi që të zhvillohet pastaj një javë më vonë, por kanë "harruar" se atë ditë luan Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

"Sërish shtyhet ndeshja Prishtina - Drita

Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës, FC Prishtina - Drita është shtyrë për herë të dytë.

Derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani - Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, "Fadil Vokrri", sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).

Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave”, shkroi klubi ‘bardhëkaltër’.

Lajme të ngjashme