Pritet të shtyhet ndeshja e xhiros së parë në Superligë, Malisheva - Ballkani - NACIONALE

Pritet të shtyhet ndeshja e xhiros së parë në Superligë, Malisheva - Ballkani

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Ballkani ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) që të mos zhvillojnë ndeshjen hapëse ndaj Malishevës në vikend.

Kampioni i Kosovës ishte paraparë ta nis edicionin 2022/23 si mysafir i Malishevës, por një sfidë e tillë më shumë gjasë nuk do të zhvillohet, se paku jo në vikendin e ardhshëm.

Në një prononcim për Gazetën Nacionale, zëdhënësi për media i Ballkanit, Jetullah Kuqi ka konfirmuar se kanë bërë kërkesë që të shtyhet ndeshja shkaku që të enjten zhvillojnë sfidën kthyese ndaj Kl-Klaksvik.

“Po, ne gjatë ditës së sotme kemi bërë kërkesë te Federata e Futbollit të Kosovës që të shtyhet ndeshja ndaj Malishevës, shkaku që këtë të enjte do të luajmë në Evropë”, tha shkurtimisht ai.

Lajme të ngjashme