Shtufi e përmend Shefqet Krasniqin: I ka 700 mijë ndjekës
Pal Shtufi, analist e publicist kosovar, ishte mbrëmë në Pressing, një nga emisonet debatuese në T7. I ftuar për të folur rreth Kosvës që duam, një temë megjithatë intersante, Shtufi që në hyrje bëri një intepretim interesant.
Duke folur për kulturën, e cila, sipas tij, ka pësuar zvetënim e zbehje, Shtufi e përmendi Shefqet Krasniqin, një nga hoxhallarët më të njohur të Kosovës. Në një tentim për të treguar ndikimin e hoxhë Krasniqit, Shtufi vlerësoi se ai ka 700 mijë ndjekës – pa treguar se në cilin rrjet social.
“Ne jemi duke folur për një vend, ku Shefqet Krasniqi, hoxha, i ka 700 mijë ndjekës. Ai e shënon, e gravon kulturën e sotme në këtë vend, se i ka 700 mijë ndjekës. Kush po ndihmon, kultura e të cilit po dominon, predikimi i tëcilit? Dëgjo, njeriu është i prirur, sidomos të rinjtë, që nuk e kanë pjekurinë tonë, është i prirur për gjëra të thjeshta, për gjëra të gatshme, ku shpjegohet, ti s’ke nevojë shumë, se ve duhet me besu dhe gjërat rregullohen vetëm. Njerëzit e kanë një rënie të lirë dhe truri është dembel me punu, truri është dembel shumë në punë, lyp fortë kurajo për mi dhanë pak energji” – tha ai.
Tutje, ai përmendi edhe Milazim Krasniqin, profesor universitar tashmë i pensionuar. Në interpretimin e tij, Shtufi bëri edhe një tjetër përfundim.
“Bën çka dush, të palarat nuk dalin, mjafton me besu në Allahun, gjithçka përfundon” – tha ai.
Megjithatë, hoxhë Krasniqi ka 407 mijë ndjekës në faqen e tij në Facebook, ndërsa 110 mijë abonues në kanalin e tij në Youtube.