Shtrihet në spital udhëheqësja e protestës bjelloruse, Maria Kolesnikova
Opozita bjelloruse ka thënë se udhëheqësja e protestës bjelloruse Maria Kolesnikova, e cila ishte në burg, tani ndodhet në spital dhe është në kujdesin intensiv.
Kolesnikova ishte e vetmja figurë kryesore e opozitës që qëndroi në vend gjatë protestave në rrugë kundër Aleksandër Lukashenkos, të organizuara në vitin 2020.
Ajo ishte dënuar në vitin 2021 me 11 vjet burg, në një gjyq të motivuar politikisht. Shkaku i shtrimit të saj në spital nuk është bërë ende i ditur.
