Shtohet prezenca e njësisë speciale në afërsi të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut
Raportohet se prezenca e njësive speciale të Policisë së Kosovës është shtuar në veri.
Në afërsi të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, janë vendosur disa autoblinda të Policisë së Kosovës.
Kjo pasi disa qytetarë serbë kanë protestuar para degës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës në veri, ku është mbajtur seanca ndaj katër personave që janë arrestuar si të dyshuar për ofendim e sulm ndaj Policisë së Kosovës.