Shtetet më të fuqishme të BE-së “në thelb na kërkojnë njohjen e Kosovës, por s'e bëjmë”, thotë Vuçiq - NACIONALE

Shtetet më të fuqishme të BE-së “në thelb na kërkojnë njohjen e Kosovës, por s'e bëjmë”, thotë Vuçiq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jo njohjes së një Kosove të pavarur”.

Kështu e formuloi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “qëllimin shtetëror dhe kombëtar” të Serbisë duke folur në një intervistë në televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink” mëngjesin e të dieles, ku foli për tema të dialogut me Kosovën, qasjen dhe kërkesat perëndimore ndaj Beogradit në raport me Prishtinën si dhe “rritjen dhe fuqizimin” e ushtrisë serbe.

Njohja e Kosovës, tha Vuçiqi, “është ajo çka thelbësisht i kërkohet Serbisë nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian”.

Sa i përket skenës politike serbe, Vuçiq e nisi me atë që “ne s’do të pajtohemi kurrë rreth Kosovës” dhe se ka palë që mendojnë “jepeni Kosovën se do të jetojnë në mirë” ndërsa një palë tjetër “mbrojeni Kosovën”.

Është një ngërç brenda Serbisë, për të mos i përmendur edhe presionet nga jashtë, ndërsa njerëzit mendojnë që kjo është këngë, vetëm thuaje një fjalë përgjatë rrugës, e as s’të pyesin se si i shmange sanlsionet”, ka thënë Vuçiq.

Lajme të ngjashme