Shtetasi zviceran vdes në aeroportin e Prishtinës, iu keqësua gjendja përderisa po priste për të udhëtuar - NACIONALE

Shtetasi zviceran vdes në aeroportin e Prishtinës, iu keqësua gjendja përderisa po priste për të udhëtuar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një shtetas zviceran ka vdekur në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimi:

Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme