Shtetasi turk thotë se iu vodhën 420 euro në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka informuar për një rast të grabitjes në Prishtinë.
Një shtetas turk ka raportuar për vjedhjen ndaj tij.
PK-ja tashmë ka nisur hetimet për këtë çështje.
“GRABITJE
Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 15.11.2024 – 15:00. Viktima mashkull shtetas turk, ka raportuar se deri sa ka qenë në rrugë aty ishte ndalë një veturë nga e cila kishin dalë dy persona dhe ia kishin marrë çantën e dorës në të cilën kishte pasur rreth 12-15 kartela, lejen e veturës, pasaportën, letërnjoftimin të gjitha dokumente te shtetit Turk dhe rreth 420€ para të gatshme. Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim te panjohur. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.