Shtëpia e Bardhë kërkon hetim të menjëhershëm pas vdekjes së Alexei Navalny
Shtëpia e Bardhë ka kërkuar hetim të menjëhershëm pas vdekjes së liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Sipas “BBC” këto deklarata janë bërë nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, të premten pas publikimit të lajmit, presidenti amerikan, Joe Biden tha se nuk ndihet i befasuar, por i zemëruar pas vdekjes së Navalny.
“Ai e kundërshtoi trimërisht korrupsionin, dhunën dhe të gjitha gjërat e këqija që po i bënte Qeveria e Putinit.” – tha Biden.
Ndryshe, shërbimi i burgjeve në distriktin Yamalo-Nenets tha se Navalny “nuk ishte ndier mirë” pas një ecjeje të premten. Në një deklaratë, ky shërbim tha se Navalny “pothuajse menjëherë e kishte humbur vetëdijen”, duke shtuar se një ekip i urgjencës mjekësore ishte thirrur menjëherë dhe ishte munduar që ta shpëtonte, por pa sukses.
Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se shkaktari i vdekjes së Navalnyt është duke u hetuar.