Shtatë të vdekur nga vërshimet në një parking nëntokësor në Korenë Jugore - NACIONALE

Shtatë të vdekur nga vërshimet në një parking nëntokësor në Korenë Jugore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtatë persona kanë vdekur në Korenë Jugore, pasi u ngujuan në një parking nëntokësor nga vërshimet e shkaktuara nga tajfuni “Hinnamnor”.

Këta njerëz kishin shkuar poshtë për t’i marrë veturat e tyre, por u bllokuan në ujë. Autoritetet thanë se kanë shpëtuar dy persona, për të cilët raportohet se mbijetuan duke u mbajtur për më shumë se 12 orë për gypash të vendosur nëpër tavanin e parkingut.

Tajfuni “Hinnamnor, stuhia më e fuqishme ciklonike deri më tani këtë vit, e goditi Korenë Jugore më herët këtë javë.

Ekipet e shpëtimit u detyruan që të futeshin në ujin me ngjyrë kafeje për të depërtuar në bodrumin që ishte mbushur pothuajse tërësisht me ujë të martën në mbrëmje.

Qyteti Pohang, ku ndodhi tragjedia, është dëmtuar më së shumti në tërë vendin, tha presidenti i Koresë Jugore, Yzoon Suk-yeol.

Lajme të ngjashme