Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë, vetëm brenda 24 orëve të fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Podujevë 13.02.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.

· Fushë Kosovë 13.02.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Kaçanik 13.02.2025-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 10.02.2025-12:00. Me 13.02.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti nën hetime.

· Pejë 13.02.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Klinë 13.02.2025-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 12.02.2025-20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psiqike, herë pas here iu shkakton dhunë fizike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik në Gjakovë për trajtim.

Lajme të ngjashme