Shtatë persona rrahen mes vete në Prizren - NACIONALE

Shtatë persona rrahen mes vete në Prizren

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahjen mes vete të shtatë personave në fshatin Reqan të Prizrenit.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes një nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Rrahja filloi pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete.

Raporti i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Reqan, Prizren 19.11.2022 – 23:50. Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje pas një mosmarrëveshje që kishin ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme