SHSKUK: Mjetet shpërthyese u gjetën në hapësirat e Odës së Mjekëve, dyshohet se janë nga koha e paraluftës - NACIONALE

SHSKUK: Mjetet shpërthyese u gjetën në hapësirat e Odës së Mjekëve, dyshohet se janë nga koha e paraluftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se mjetet shpërthyese janë gjetur në hapësirat ku është e vendosur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Institutet Paraklinike, në QKUK, hapësirat ku është vendosur Oda e Mjekëve e Kosovës. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese.” – kanë bërë të ditur nga SHSKUK-ja.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, mjetet e dyshimta shpërthyese dyshohet se janë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.

Mjetet dyshohet të jenë nga koha e paraluftës dhe janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.” – thuhet në reagimin e tyre

Lajme të ngjashme