SHSKUK: Ka rënë numri i pacientëve me Covid-19 të trajtuar në spitale - NACIONALE

SHSKUK: Ka rënë numri i pacientëve me Covid-19 të trajtuar në spitale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar sot se ka rënë numri i pacientëve me COVID-19 të trajtuar në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportet e datës 12 gusht, ShSKUK ka njoftuar se 62 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në të gjitha spitalet.

Raporti i datës 12 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnjë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Lajme të ngjashme