Shqiptarët në ShBA protestojnë më 1 prill: Drejtësi për liderët e UÇK-së e për vëllezërit Bytyqi
Veprimtari i njohur shqiptar, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Uk Lushi, ka shpërndarë një njoftim në Facebook-un e tij, nga ku ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Amerikë të bashkohen me datë 1 prill për të kërkuar drejtësi.
Drejtësi për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, e për liderët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, do të kërkohet me anë të kësaj proteste e cila pritet të mbahet pikërisht të varrezat e vëllezërve Bytyqi.
Njoftimi i plotë:
24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë dhe askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës.
Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.
Bashkohu me NE! Mobilizohu për DREJTËSI!
P.S. Ju lutem shpërndajeni këtë lajmërim sa më gjerësisht.