Shqipëria publikon listën e lojtarëve për dy miqësoret e nëntorit, grumbullohet Broja - NACIONALE

Shqipëria publikon listën e lojtarëve për dy miqësoret e nëntorit, grumbullohet Broja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipëria ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore që do t’i luajë në nëntor kundër Italisë dhe Armenisë. Armando Broja do të jetë i pranishëm.

Përzgjedhësi Edy Reja sapo ka publikuar listën e lojtarëve. Ndryshe nga Kosova që vendosi të pushojë lojtarët që mbajnë barrën e lojës, Shqipëria ftoi edhe emrat më të mëdhenj, duke nisur nga sulmuesi i artë shqiptar i Chelseat, Armando Broja.

Në këtë listë në përgjithësi nuk u vu re ndonjë emër i ri që spikat shumë. Përndryshe, dy ndeshjet në fjalë llogaritën të jenë edhe të fundit për përzgjedhësin italian në krye të stolit kuqezi.

Në këtë listë pati hapësirë edhe për tre futbollistë që vijnë nga kampionati vendor i Shqipërisë siç janë Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.

Edy Reja nuk doli në konferencë për shtyp për ta prezantuar këtë listë lojtarësh, por ishte faqja zyrtare e FSHF-së ajo që e publikoi të njëjtën.

Grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë do të nisë të dielën. Po nesër edhe Reya do të dalë para gazetarëve në konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me lojtarët që ka përzgjedhur.

Lajme të ngjashme