Shqipëria i përgjigjet ambasadës ruse për “spiunët”: S’japim informacion pa kërkesën e të arrestuarve - NACIONALE

Shqipëria i përgjigjet ambasadës ruse për “spiunët”: S’japim informacion pa kërkesën e të arrestuarve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i është përgjigjur notës verbale të ambasadës ruse për të arrestuarit, si të dyshuar për spiunazh.

MEPJ-ja ka sqaruar se nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite dhe ka marrë përgjigjen e menjëhershme të MEPJ që i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente.

Ministria ka treguar se autoritetet shqiptare e kishin të pamundur të njoftonin ambasadën e Rusisë për ndalimin e këtyre dy shtetasve, pasi bie në kundërshtim me Konventa e Vjenës.

MEPJ ka marrë notë verbale nga ambasada e Rusisë, në përpjekje për të marrë informacion mbi dy shtetasit rusë të ndaluar në hyrjen e një objekti ushtarak. Por është absolutisht e pavërtetë që kjo notë ka katër ditë që është dërguar. Nota është hartuar në datën 22 gusht dhe ka hyrë në MEPJ në datën 23 gusht pasdite. Në mënyrë të menjëhershme MEPJ i është drejtuar me kërkesë për informacion autoriteteve kompetente. Theksojmë se në këtë pikë MEPJ është pikë ndërlidhëse mes kërkuesit dhe strukturave të tjera dhe nuk ka asnjë kopetencë tjetër për çështjen në fjalë. Në kuadër të transparencës dhe të refuzimit të dezinformimit, MEPJ, është e gatshme të verë në dispozicion të mediave dhe të opinionit publik kopjen e notës, ku duket qartë numri dhe data e dërgimit, 22 gusht 2022.”, është thënë në reagimin e ministrisë.

Lajme të ngjashme