Shqipëria dërgon edhe një kontingjent të ushtarëve në Kosovë - NACIONALE

Shqipëria dërgon edhe një kontingjent të ushtarëve në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ka treguar se një tjetër kontingjent i ushtrave shqiptarë do t'i bashkohet misionit të KFOR në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Një tjetër kontigjent, me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjimenti i Operacioneve Speciale do t'i bashkohet misionit të KFOR në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë. Rritja e prezencës së forcave të armatosura të vendeve partnere në këtë mision, kontribut i madh i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Pelshi.

Lajme të ngjashme