Shqeu flamurin serb në Zveçan, arrestohet një shqiptar
Një shqiptar i Kosovës është arrestuar në Zveçan për shqyerje të flamurit serb dhe është shoqëruar për në polici, raportoi media serbe në Kosovë “KoSSeV”.
Ditëve të fundit në një kodër në Zveçan janë hequr e rivendosur flamuri shqiptar dhe ai serb.
Personi në fjalë, siç e ka publikuar videon e tij portali “Veriu.info” thotë të jetë nga fshati i Boletin i Mitrovicës. Këtë veprim ai thotë të jetë duk e bërë pas provokimeve të serbëve me heqjen e flamurit shqiptar dhe zëvendësimit me serb.