Shqetësohet Veton Berisha pas daljes së pamjeve ku kapet dhunshëm një vajzë e vogël në prani të Pecit: "Tmerrrrr" - NACIONALE

Shqetësohet Veton Berisha pas daljes së pamjeve ku kapet dhunshëm një vajzë e vogël në prani të Pecit: "Tmerrrrr"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Veton Berisha i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës ka reaguar pas daljes së pamjeve tmerruese ku shihet një vajzë e vogël afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa kapet dhunshëm nga një kamarier.

Berisha ka denoncuar sjelljen shpërfillëse të ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci në këtë rast.

“Si mundet të bëhet një gjest i tillë nga ana e kamarierit dhe ministri i Qeverisë Kurti nuk e bën asnjë reagim dhe as që i bën përshtypje akti i shëmtuar?!!” – pyet z. Berisha.

Berisha duket se ka qenë emocional – dhe me të drejtë – pasi ka parë ato pamje rrëqethëse në video.

“Ja popull i dashur cili është ndryshimi! Tmerrrrrr!” - ka shkruar më tej Berisha.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme