“Shqetësohet” Avni Zogiani: McGonigal ka takuar politikanë kosovarë, pse mediat e kanë injoruar këtë temë?
Ka disa javë që ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, McGonigal është pjesë e raportimit në mediat e rajonit, e kryesisht atyre në Shqipëri pasi që me rastin e tij janë përmendur edhe figura siç është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Mirëpo, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosjes Avni Zogiani, përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se McGonigal ka takuar edhe politikanë kosovar.
Zogiani thotë se mediat në Kosovë e kanë inoruar këtë çështje, teksa ngre pikëpyetje se “pse mediat në Kosovë nuk kanë raportuar”.
“Ka raportime qē agjenti nën aktakuzë i FBI, McGonigal, i dyshuar për lidhje me oligarkun e ish-agjentin rus Oleg Deripaska, ka takuar edhe politikanë kosovarë, pêrveç se ata në Shqipëri e Bosnje.
Ndërkohë që mediat në Shqipëri e Bosnje raportojnë gjerësisht për këtë rast, mediat nê Kosovë kryesisht e kanë injoruar këtë temë! Pse?!”, - pyet i habitur Zogiani.
Kurse, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi ka postuar një fotografi të ish ambasadores e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku me ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së Mcgonigal.
E nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur një përpjekje e VV për të shpërdarë mjegull.
