Shqetësimi i ShBA-ve: Rusia mund të 'trazojë' konfliktin Azerbajxhan-Armeni - NACIONALE

Shqetësimi i ShBA-ve: Rusia mund të 'trazojë' konfliktin Azerbajxhan-Armeni

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka thënë të martën se ai ishte i shqetësuar se Rusia mund të përpiqet “të trazojë tenxheren” në konfliktin Azerbajxhan-Armeni, në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga Ukraina.

“Nëse Rusia përpiqet në një farë mënyre të trazojë tenxheren, të krijojë një shpërqendrim nga Ukraina, është diçka për të cilën jemi gjithmonë të shqetësuar”, është shprehur Blinken për Reuters.

Ai ka shtuar se Rusia gjithashtu mund të përdorë ndikimin e saj në rajon për të ndihmuar në “qetësimin e ujërave”.

Pas tensioneve të fundit mes dy vendeve, që shënon përshkallëzimin më të keq që nga lufta e vitit 2020, Blinken ka bërë thirrje për "përfundimin e çdo armiqësie ushtarake menjëherë".

Lajme të ngjashme