“Shpëton” Sanchezi, Gani Jakupi e përkrah kryeministrin spanjoll: Një shembull i mirë - NACIONALE

“Shpëton” Sanchezi, Gani Jakupi e përkrah kryeministrin spanjoll: Një shembull i mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës, ditë më parë kishte luhatje nëse do të vazhdonte edhe më tej në funksionin e kryeministrit spanjoll.

Megjithatë, përmes një videoje, Sanchez tregoi se do të vazhdonte në këtë funksion, “edhe më fuqishëm”.

Një përkrahje për Sanchezin ka ardhur nga një kosovar që jeton në Barcelonë. Gani Jakupi, konsulenti 90-mijë eurosh i MPJD-së, e ka përkrahur Sanchezin.

Jakupi, që paguhet nga 7.500 euro në muaj nga ministria e Donika Gërvallës, e ka quajtur Sanchezin si “një shembull të mirë të mospëruljes”.

“Pedro Sánchez po vazhdon.

Një shembull i mirë për të mos u gjunjëzuar përballë sulmeve me keqbesim dhe një lajm i shkëlqyer për forcat përparimtare evropiane!” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme