Shpërthimi në një lokal në Prishtinë, policia njofton se s’ka të lënduar - NACIONALE

Shpërthimi në një lokal në Prishtinë, policia njofton se s’ka të lënduar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga një shpërthim që raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Prishtinë “nuk ka të lënduar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë, për gazetën Express.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Lajme të ngjashme