Shpërthim i madh në një xhami në Kabul, frikë për shumë viktima
Policia e vendit ka bërë të ditur se një shpërthim i madh ka goditur një xhami në kryeqytetin afgan Kabul.
Mendohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të mbrëmjes, e megjithëse numri i viktimave nuk dihet ende, ka frikë për shifra shumë të larta.
Sipas raporteve nga media, mendohet se në mesin e të vdekurve është edhe imami i xhamisë.
Ndërkohë, një spital në Kabul, ka shkruar në Tëitter duke thënë se 27 persona ishin "pritur në spital deri më tani pas një shpërthimi në zonën PD17", duke shtuar se në mesin e të lënduarve ishin edhe pesë fëmijë.
Kujtojmë se edhe javën e kaluar, në një shpërthim vetëvrasës me bombë ishte vrarë një klerik i njohur pro-Taleban, ndërsa përgjigjësinë për sulmin e mori grupi i Shtetit Islamik.