Shpërthim afër një xhamie të Afganistanit, raportohet për vrasjen e klerikut dhe civilëve
Një klerik me profil të lartë pro talibanëve dhe disa civilë u vranë të premten nga një shpërthim afër një xhamie në qytetin Herat, në perëndim të Afganistanit, tha policia.
“Mujib Rahman Ansari, me disa nga rojat e tij dhe disa civilë, janë vrarë gjatë rrugës për në xhami”, tha zëdhënësi i policisë në Herat, Mahmood Rasoli.
Rasoli nuk dha ndonjë shifër për viktimat e shpërthimit, raporton agjencia “Reuters”.
Talibanët thonë se e kanë përmirësuar situatën e sigurisë në vend që nga ardhja në pushtet para rreth një viti, por në muajt e fundit kanë ndodhur disa shpërthime, disa prej tyre në xhami me shumë njerëz gjatë namazeve.