“Shpërthen” qytetari, fyen Kurtin e Osmanin: Flliqnak; do të burgosem në shpi, si Thaçi në Hagë - NACIONALE

“Shpërthen” qytetari, fyen Kurtin e Osmanin: Flliqnak; do të burgosem në shpi, si Thaçi në Hagë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është ditë feste, por një qytetar është shprehur mjaft i mllefosur në Ditën e Pavarësisë. Ai ka shprehur dy pakënaqësi.

Në një prononcim për televizionin KTV, një burrë që mund të jetë në të pesëdhjetat ose gjashtëdhjetat, pasi ia uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës tërë kombit shqiptar, tha se planifikon që të burgoset në shtëpi, siç është burgosur ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë.

“Shprehim pak indinjatë, me shpirt e me zemër, për zotëri Hashim Thaçin, i cili, me shokë, gjendet në burg. E ndiej mungesën e tij në Kosovë” – tha fillimisht ai.

Më pas, ai “shpërtheu” në fyerje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani – Sadriu, duke e shprehur dëshirën që të dy të largohen nga pushteti.

“Kisha shprehë dëshirën që, përmes kësaj komunikate, që këtë... ndaq thuaji flliqnak, ndaq thuaji i panjeri, ky kryeministër sa më shpejt të largohet, me gjithë atë – te na i thojshim përpara “sllamaricë” – presidenten e Kosovës. Kaq kam, ma shumë s’kam kurrgjë” – u shpreh ai.

Ai tregoi se shpalljen e Pavarësisë e kishte festuar në Gjermani. “Ka qenë ndjenja që s’di me ta përshkru” – e përshkroi gëzimin ky qytetar.

Kur gazetarja e KTV-së e pyeti se çfarë ka në plan tani, ai dha një përgjigje të befasishme.

“Tash kam plan m’u burgosë, qysh u burgosë Hashimi [Thaçi], n’shpi, n’burg, unë m’u burgosë n’shpi. Q’at plan e kam” – tha ai.

Ky qytetar u pyet edhe për pensionet, se sa është i kënaqur me to. “Pensionet... s’jemi t’kënaqur, por me u ndalë e me i analizu në të tjera vende, jemi t’kënaqur, apet jemi t’kënaqur. E gëzofshi Pavarësinë, edhe një herë” – e përmbylli prononcimin qytetari.

Lajme të ngjashme