Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit të fëmijëve, arrestohet një burrë në Suharekë - NACIONALE

Shpërndau materiale me përmbajtje të keqpërdorimit të fëmijëve, arrestohet një burrë në Suharekë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Suharekë pasi ka shpërndarë materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Sipas policisë, ai vazhdimisht në rrjetet sociale ka shpërnadarë këto materiale.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

MATERIALET ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Suharekë 18.09.2024-12:30. Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Kibernetike, kana identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjete sociale vazhdimisht ka shpërnda materiale me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme