Shpend Ahmeti me një mendim për futbollin: Ilir Dajën e kisha bë trajner të Kosovës - NACIONALE

Shpend Ahmeti me një mendim për futbollin: Ilir Dajën e kisha bë trajner të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi aktualisht nuk ka asnjë funksion publik, po del se ka edhe më shumë kohë të lirë.

Si rezultat, ai ka shprehur një dëshirë, por kësaj radhe sportive.

Ahmeti ka propozuar që trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja, të bëhet trajner i Kosovës.

“Trenerin e Ballkanit Ilir Dajen e kisha bo selektor të Kosovës!”, ka shkruar Shpend Ahmeti në rrjetin social twitter.

Ndryshe, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka hyrë në histori duke e dërguar skuadrën nga Suhareka në grupet e Conference League.

Madje, veç kësaj, Ballkani aktualisht është lider i grupit.

Ilir Daja ishte përmendur edhe si i kandidat i mundshëm për trajner të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme