Shpend Ahmeti me fjalë të mëdha për Glauk Konjufcën si kryekuvendar: Është shembull
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një status në profilin e tij në Twitter duke e lavdëruar... Glauk Konjufcën.
Ahmeti e ka cilësuar si “shembull shumë i mirë i Kryetarit të Kuvendit” Glauk Konjufcën.
Si arsye për një gjë të tillë ai ka përmendur atë që e konsideron si “lejim të debateve, është i drejtë e i barabartë” dhe në fund më e rëndësishmja, “ja fut naj fore të mirë prej kornerit.”
Konjufca ka marrë respekt për punën e tij si kryekuvendar edhe nga eksponentë të ndryshëm opozitarë gjatë mandatit të tij që nisi po ashtu në fillim të vitit 2023.
Ai është cilësuar nga Nacionale si “kryetari më shik” i Kuvendit të Kosovës, përkundër që në garë për një titull të tillë ishte edhe Kadri Veseli.
Statusi:
Përkundër dallimeve politike, @KonjufcaGlauk është një shembull shumë i mirë i Kryetarit të Kuvendit. Lejon debatet, është i drejtë e i barabartë dhe nganjëherë ja fut naj fore të mirë prej kornerit. Give credit where its due.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 8, 2023
