Shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vetëm 80 ulëse në sallë, 40 për familjarë dhe 40 për media - NACIONALE

Shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Vetëm 80 ulëse në sallë, 40 për familjarë dhe 40 për media

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë treguar për interesimin e madh të njerëzve për të përcjell nga afër shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ani pse kërkesat ishin të shumta, jo të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë që vendimin përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ta përcjellin nga salla.

Kjo gjykatë ka treguar se janë bërë mbi 220 kërkesa, por ka vend vetëm 80 ulëse në galerinë e publikut.

Në një përgjigje për RTK-në, Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se 40 ulëse u janë rezervuar familjarëve të ngushtë, ndërsa 40 mediave.

Gjykata ka treguar se numrin e mediave të akredituar për të përcjell këtë seancë.

Sipas gjykatës, nga mediat e akredituara, 17 janë ndërkombëtare, 16 nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe 3 nga Serbia.

E teksa 16 shtatori po afrohet, në Kosovë vazhdon numërimi mbrapsht deri në ditën kur do të merret vendimi historik për ish-krerët e UÇK-së.

Lajme të ngjashme